Transmetuar më 10-10-2018, 17:43

Fatmir Xhafaj vijon të përgjijet përmes Tuiterit për akuzat e kryedemokratit, Lulzim Basha.

Këtë herë, akuzat janë përfshirë në vjedhjet me armë dhe dhunë, ku Xhafaj ka folur me gjuhën e shifrave për t’iu përgjigjur kryedemokratit.

Përmes një grafiku, ministri i Brendshëm karahason situatën aktuale me atë kur në krye të dikasterit që ai drejton ishte z. Basha.

“Deklaratë pa sens e minimum logjike. Ky takëm politikanësh fatkeqësisht e kanë mbështetur të ardhmen mbi akuza të pavërteta e shpifje bajate! Traumat e të kaluarës në perceptimin e pranimin e të vërtetave, po kushtëzojnë kreun e opozitës. E vërteta në shifra! Imazhe sa 1000 fjalë”, shkruan Xhafaj në rrjetin social.

Prej kohësh ministri Xhafaj është vënë në shënjestrën e akuzave të PD-së, të cilat kulmuan me audiopërgjimin ku u pretendua se vëllai i tij ishte “baroni” i drogës në Vlorë. /k.k/noa.al/