Transmetuar më 11-10-2018, 09:08
Foto ilustruese

“Twin” u kodua një operacion policor gjatë të cilit u zbulua lëndë narkotike, duke u vënë në pranga një person.

Operacioni u zhvillua nga policia e Vlorës dhe gjatë tij u arrestua Fatmir Binjakaj, banues në fshatin Treblovë, Vlorë.

Kjo pasi nga informacionet e siguruara nga policia se mbante drogë në banesë, pasditen e djeshme u ushtrua kontroll në banesën e tij.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, shërbimet kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 15 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa Binjakaj u arrestua në kushtet e flagrancës.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. /a.y/noa.al