Transmetuar më 11-10-2018, 10:02

Kryeministri Edi Rama, nuk do të jetë sot i pranishëm në seancën parlamentare, teksa ka publikuar pamje nga Evani në Armeni, ku mbahet Samiti i Frankofonisë.

Por ai ka publikuar një video ku shihet me Presidentin e Francës, Emanuel Macron dhe atë të Kosovës, Hashim Thaçi.

Rama dhe Thaçi shihen duke biseduar me Macron, teksa e dëgjojnë me vëmendje, ndonëse nuk kuptohet se për çfarë po flasin.

Samiti i Frankofonisë ka si temë “Bashkëjetesa në solidaritet, ndarje të vlerave humanitare dhe respekt për diversitetin: një burim paqeje dhe prosperiteti për komunitetin frankofon”.

Sakaq në seancën e sotme parlamentare, opozita nuk do të jetë sërish e pranishme, duke vijuar rrugën e bojkotit.

Gjatë saj është parashikuar një interpelancë mes kreut të Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe me ministrin e Ekonomisë Arben Ahmetaj lidhur me ligjshmërinë dhe barazinë fiskale në FSHF. Ndërkohë paralelisht kreu i qeverisë ndodhet për inspektimi në Rrugën e Arbrit.

Rendi i ditës:

1.Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 4.10.2018 (neni 44, Rregullore)

2.Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)

3.Interpelancë me ministrin e Financave dhe të Ekonomisë, kërkuar nga deputeti Erjon Braçe (neni 96, Rregullore).

4.Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10129, datë 11.5.2009 “Për gjendjen civile”, të ndryshuar – nismë e KM (nenet 28, 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)

-Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10129, datë 11.5.2009 “Për gjendjen civile”, të ndryshuar – nismë e një grupi deputetësh (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)

Pyetje

Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Diskutime (Shprehen grupet parlamentare):

Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi)

SHËRBIMI I SEANCËS PLENARE 1

5.Njoftim/miratimi i programit të punës së Kuvendit për periudhën në vijim (neni 26, pikat 5, 6 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)

6.Njoftim/miratimi i kalendarit 3 javor të punimeve të Kuvendit për periudhën në vijim (neni 27, pikat 3, 4 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë). /a.y/noa.al