Transmetuar më 11-10-2018, 16:35

Kur ka kaluar vetëm një orë nga vrasja e punonjësit të bashkisë në Mat dhe plagosja e tre kolegëve të tij, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar.

Burime nga policia bëjnë me dije se autori i dyshuar Kujtim Koxha, 51 vjeç banues në Shëlli të Matit u kap rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet.

Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie. Ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të enjte rreth orës 14:00, pas një konflikti të çastit mes viktimës, i cili ishte punonjës i bashkisë, kolegëve të tij dhe autorit të dyshuar.

Sipas policisë ky i fundit, "pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt disa personave, në një lokal".

Viktima është shtetasi Mentor Hoxha, ndërsa të plagosur mbetën shtetasit Astrit Hani, Erzen Alija dhe H. Buçi. Dy të fundit  janë dërguar në drejtim të Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Nga veprimet paraprake rezulton se këta persona po punonin për hapjen e një rruge në këtë fshat. Dyshohet se autori është konfliktuar më parë me punonjësit e Bashkisë dhe më pas është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qëlluar në drejtim të tyre në lokal. Në vendngjarje u sekuestrua edhe arma e zjarrit./b.l/noa.al/

Vrasja e punonjësit të bashkisë në Mat dhe plagosja e tre të tjerëve, policia zbardh ngjarjen

Vrasje në krye të detyrës, punonjës të bashkisë Mat qëllohen me bukë në gojë