Transmetuar më 11-10-2018, 17:43

Është arrestuar në Kosovë Albert Veliu, i njohur si “Babalja”.

Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare me akuzën e dëshmisë së rremë në rastin e audio-përgjimin për vëllain e ministrit të Brendshëm.

Sipas mediave në Kosovë, Veliu u vu në pranga sot në Prishtinë. I njohur si “Babalja”, Albert Veliu është arrestuar në qendrën e azilit në Prishtinë dhe u dërgua në paraburgim.

Ai është personazhi kryesor i kësaj historie, ku prokuroria thotë se nga hetimet ka rezultuar se ai ka dhënë dëshmi të rreme.

Sipas organit të akuzës, nuk është e vërtetë që “Babalja” ka folur me vëllain e Agron Xhafajt.

Hetimet nxorrën në pah se Albert Veliu i ka thënë kunatit të tij, Fredi Alizotit që të bëjë zërin e Agron Xhafës.

Politika shqiptare, prej muajsh “zien” nga akuzat dhe deklaratat e ashpra për këtë ngjarje, që dita-ditës po merr drejtime të ndryshme. /k.k/noa.al/