Transmetuar më 12-10-2018, 09:56
Ervin Salianji në daljen për mediat

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pak pas orës 09.30.

Ai do të merret në pyetje lidhur me çështjen “Babalja”, për të cilën është vënë nën hetim për kallëzim të rremë.

Kjo pasi ekspertiza britanike, e videos ku Albert Veliu “Babalja”, pretendonte se bisedonte me Agron Xhafaj, konstatoi se zëri nuk përputhej me atë të vëllait të ministrit të brendshëm.

Salianji do të pyetjet lidhur me deklaratat e Fredi Alizotit, i cili është shprehur se ai dhe Veliu do të paguheshin 200 mijë euro.

Sakaq Babalja, i arrestuar dje në Kosovë, akuzohet se bashkë me kunatin e tij, Fredi Alizoti inskenuan përgjimin Babalja 1, ku pretendohej bërja e pazareve të drogës, me vëllanë e Fatmir Xhafaj.

Alizoti cilësohet nga Prokuroria si personi që interpretoi zërin e Agron Xhafajt dhe është cilësuar Kryeministri Edi Rama si “aktori”. /a.y/noa.al