Transmetuar më 12-10-2018, 20:08

Ai ishte kthyer në makthin e banorëve, pasi prej kohësh hynte në banesat e qytetarëve në Parma të Italisë për të grabitur.

Shqiptari 24-vjeçar, Petrit Paluca është arrestuar dhe më pas u dënua na një gjykatë me pesë vite e katër muaj burg.

Në dy muajt e fundit të vitit 2017, dhe në fillim të 2018-ës, i riu shqiptar kishte kryer 6 grabitje në Parma, i armatosur me thikë dhe sëpatë, ashtu siç tregojnë edhe pamjet në videon në fund të lajmit që sjell Noa.al.

Ai ishte gjithashtu autor i grabitjes së qendrës së basteve në rrugën "Spezia" dhe ndoshta edhe autori i shumë grabitjeve të tjera të pa zbardhura.

Grabitja ndodhi më 28 dhjetor 2017, ku u grabit një qendër bastesh.

Shqiptari, i armatosur me thikë dhe i maskuar me një shall, arriti të merrte shumën e parave dhe u largua më pas në këmbë. /k.k/noa.al/