Transmetuar më 13-10-2018, 22:21

Këngëtarja e njohur, Zajmina Vasjari u bë nënë për herë të parë në fillim të këtij viti.

Së fundmi ajo tregon për herë të parë të voglën e saj.

Ajo solli në jetë vajzën që e pagëzoi me emrin Khloe, dhe nuk kishte asnjë foto të saj.

Deri tani, Zaimina nuk ka preferuar të zbulojë portretin e të bijës, por përmes rrjeteve sociale ajo më në fund tregoi se sa është rritur vogëlushja.

“Në prapaskenë me mamin”, ka shkruar ajo mbi imazhin e vogëlushes 9-muajshe.

Sa i përket jetës profesionale, ka kohë që ajo nuk ka qenë aktive në muzikë dhe nuk ka bërë të ditur nëse do të rikthehet me ndonjë projekt të ri. /k.k/noa.al/