Transmetuar më 14-10-2018, 07:57

Emina Cunmulaj dhe biznesmeni Sam Nazarian janë të martuar prej më se tre vitesh.

Çifti u martuan në vitin 2015 dhe sot janë prindër të dy vajzave.

Gjatë emisionit ‘Xing me Ermalin’, modelja shqiptare që zhvillon karrierën në SHBA, tregoi se me bashkëshortin është njohur në ishujt e Karaibeve.

Ajo tregoi se ishte me një shokun e saj grek dhe me familjen e tij, ndërsa burri ishte me një grup shoqërie.

Emina tha se në tavolinën e burrit në restorant ishte një stiliste që punon në një shtëpi mode, me të cilën njihej, dhe ajo iu afrua që ta takonte.

“Ishte dita pas vitit të ri. Më pyeti çfarë po bëni. I thashë po flasim për dëshirat që kemi për vitin e ri. Dëshira ime ishte të gjeja dikë që t’ja jepja zemrën se isha beqare prej vitesh. Isha 24 vjeç. Ajo më tha hajde ta prezantoj një djale, jo i thashë unë se jam me familjen e shokut. Po çoheshin ata nga tavolina dhe shoh këtë djalin pra burrin që ishte 2 metra. U kthye ai bashkë me atë vajzën dhe erdhën tek tavolina jonë. Shoku im e takoi, e njihte dhe po bisedonte për disa të njohur grek. I përshëndeti ai familjen e shokut tim dhe kur erdhi rradha tek unë më dha dorën dhe më tha ‘Jam Sam’. Përshëndetje jam Emina i thashë. ‘Je greke?’, më pyeti. Mua gjaku po më ziente nga brenda se jam patriote. ‘Jo, pse?’ e pyeta unë dhe shtrëmbërova fytyrën. Më pa çuditshëm dhe tha ‘Të vjen era djath’ dhe iku. E kam qejf djathin, e ha shumë. Pastaj pjesa tjetër është histori”, tregoi Emina. /a.y/noa.al