Transmetuar më 14-10-2018, 11:20

Së fundmi këngëtarja Jonida Maliqi, ishte pjesë e emisionit “Shiko kush luan”, të moderuar nga Luana Vjollca.

Por përballja e tyre në këtë emision, duket se ka ngjallur komente jo shumë të pëlqyeshme sa i takon pamjes.

Vajza e politikanit të njohur Namik Dokle, mjekja gjinekologe Anika Dokle, heq një paralele mes dy vajzave të ekranit.

Ajo sugjeron se të dyja kanë bërë ndërhyrje në pamje, madje fletë për “identitete plastike”.

“Identitete plastike. Po të mos ishte për flokët, me vështirësi do e dalloja Luanën nga Jonida”, shkruan mjekja e njohur.

Prej kohësh vajzat e ekranit flitet se kanë bërë ndërhyrje në pamje dhe zërat rreth këtyre ndërhyrjeve sa vijnë dhe shtohen. /a.y/noa.al