Transmetuar më 14-10-2018, 18:03

Propozimi i kryeministrit Edi Rama për një paketë anti-shpifje ka sjellë edhe reagimin e kreut të PDK-së, Nard Ndoka.

Në një postim në rrjetet sociale, Ndoka i kujton kryeministrit një denoncim të Berishës, sa i takon avionëve me drogë që u ulën në Divjakë, disa vite më parë.

Në fillim u cilësua si shpifje nga PS, por më pas rezultoi e vërtetë.

Shpifjen nga e vërteta e ndan vetëm koha; të dënosh shpifjen, ke dënuar të vërtetën. Kur shpifja, vendos precedent për të vërtetën. Shpifjen më të madhe në politikën shqiptare, e ka thënë Sali Berisha; “avionë me drogë fluturojnë dhe ulën në Divjakë”! Kjo “shpifje”, meritonte një gjobë të madhe, të gjithë qeshën në fillim, por çfarë rezultoi në fund? Që shpifja ishte plotësisht e vërtetë", shkruan Ndoka.

Ai e vijon më tej postimin e tij duke thënë:

"Por ama u desh kohë e “fat”, që avioni të ngecte në rërë. Ky është precedent, i vendosur tashmë për qytetarët, politikën dhe drejtësinë. Nuk ka departament socialistësh, që të vendosë vijën mbi precedentin, e të vërtetën."-/a.k/noa.al/