Transmetuar më 14-10-2018, 19:41

Djali i ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, dhe modelja e njohur, Armina Mevlani, kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me fejesë.

Kjo ngjarje u festua në një ceremoni private në Tiranë, të organizuar dhe të menduar mirë deri në detaje.

Ata kanë mbledhur miqtë dhe familjarët e tyre për të celebruar një nga ditët të më të rëndësishme në karrierën e tyre.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar fotografitë nga eventi special që është përgatitur për ta. 

Ndërkohë, vetë Armina përmes një videoje të publikuar në Instagram, ka treguar se si është dukur në mbrëmjen e sotme.

“Ditë speciale”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos, duke bërë kështu të ditur se fejesa që po ndodh sot, është një nga ditët më me shenjë të jetës së saj.

Më poshtë keni videon.