










Kryeministri Edi Rama reagon ndaj dhunës së ushtruar ndaj punonjësve të policisë, nga banorët protestues të Unazës së Re, të cilët kërkojnë dëmshpërblim për prishjen e objekteve që preken nga projekti i Unazës së Madhe.
Ai kërkon që banorët të distancohen dhe të pranojnë vetëm çfarë ju jep ligji.
“Dhuna ndaj policëve në emër të paligjshmërisë, s’do tolerohet! U bëj thirrje atyre që kanë dokumenta prone a vetëm strehën pa leje: Distancohuni nga zaptuesit profesionistë dhe profesionistët e politikës qorre të shpifjeve e të rrëmujës! Merrni ç’ju jep ligji e largohuni nga rruga”, shkruan Rama në Twitter.
Ndërkohë Policia e Shtetit ka bërë me dije se janë 12 efektivët e policisë të lënduar nga përplasja para parlamentit.
Konstatohet se efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilat dhe janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore.
Gjithçka ndodhi teksa protestuesit shtyn kordonin e policisë në tentativë për të hyrë në Parlament, ku po fliste Kryeministri Edi Rama, i cili i cilësoi banorët si “uzurpues profesionistë”, duke thënë se nuk do të marrin dëmshpërblim. /a.y/noa.al
Rama i prerë me banorët e Unazës së Re: Mos na dilni para! As bëhet fjalë dëmshpërblimi
Lleshaj viziton policët e plagosur: U goditën nga qytetarë të papërgjegjshëm
Banorët e Unazës së Re, përplasen keq me policinë te Parlamenti, tym dhe shashka