Transmetuar më 07-01-2019, 11:09

I ftohti i cili po na shoqëron gjatë këtyre ditëve nuk është vetëm shkak për viroza, ftohje dhe dhimbje fyti por dëmton seriozisht zemrën tonë.

Është ky alarmi që jepet në revistën angleze ‘British Medical Journal’, pas një studimi të zhvilluar në 300 mijë pacientë të prekur nga infarkti i miokardit, gjatë viteve 1998 dhe 2013.

Bazuar në studim, gjatë natës mes 24 dhe 25 dhjetorit regjistrohet një rritje me 37% e sulmeve në zemër, për të zbritur në 20% në 1 janar.

Ky kulmim ndodh ditën e Krishtlindjeve për shkak të të ftohtit të gërshetuar edhe me faktorë të tjerë si ushqimi, alkooli, orët e pakta të gjumit dhe stresit lidhur me festimet.

Shtimi i goditjeve në zemër vjen pas ekspozimit nga i ftohti intensiv, i shoqëruar edhe me faktorë të tjerë. Ngushtimi i enëve të gjakut, mund të shkaktojë një dëmtim në koronare dhe të krijojnë një trombozë, shkruan noa.al.

Për tu mbrojtur nga ky rrezik sipas ekspertëve, gjatë stinës së ftohtë, këshillohen ambientet e ngrohta por edhe një konsultë me mjekun kardiolog. /a.y/noa.al