Transmetuar më 08-01-2019, 12:37

Momente frike, ku një burrë me një çekiç në dorë u sul drejt një grupi prej rreth 20 fëmijësh në një shkollë fillore në Pekin të Kinës, duke plagosur rëndë tre prej tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e kësaj të marte, në distriktin e Xicheng.

Të 20 nxënësit u shtruan në spital, por për tre prej tyre, gjendja paraqitet kritike.

Autori i sulmit rezulton të ketë qenë punonjës i shkollës, ndërkohë që detajet e ngjarjes nuk dihen ende.

Një mësuese duke folur për mediat vendase deklaroi se, “Një koleg i yni sulmoi 20 nxënës në shkallët e katit të parë, duke i qëlluar me çekiç”.

Lidhur me motivet e këtij veprimi dhe detajet e ngjarjes hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al