Transmetuar më 08-01-2019, 14:39

Një episod i rëndë u shënua mbrëmjen e kësaj të hëne, ku një lider politik i njohur si ekstremist në Gjermani u sulmua egërsisht në rrugë nga persona me kapuçë në kokë, të cilët e lanë të larë në gjak në asfalt.

Viktimë e sulmit është 66-vjeçari Frank Magnitz, i cili u dërgua në spital, me plagë të rënda.

Sulmi brutal ndodhi në qendër të Brema, teksa eksponenti i Alternativës për Gjermaninë po kthehej në shtëpi.

Paraprakisht dyshohet se mund të bëhet fjalë për një ngjarje të paramenduar për motive politike.

Ishin tre persona të cilët i kishin bërë pritë Magnitz rrugës teksa po kthehej për në shtëpi, duke e rrahur egërsisht dhe duke e lënë të gjakosur në rrugë.

Ai u sulmua me një shkop druri me grushta dhe shqelma. “Nuk ka asnjë justifikim për dhunën”, deklaroi ministri i Jashtëm, Heiko Mass. /a.y/noa.al