Transmetuar më 08-01-2019, 18:22

Rezistoi vetëm 15 muaj hapja e një restoranti në Paris, ku klientët mund të shkonin lakuriq.

Por duket se njerëzit nuk e pritën me shumë etnuziasëm këtë iniciativë, duke detyruar pronarët që të mbyllin biznesin.

O’Naturel, i vendosur në rrethin e 12-të të qytetit, do të mbyllë dyert përgjithmonë në shkurt, zbuluan pronarët Mike dhe Stephane Saada.

Mike dhe Stephane, binjakë 42 vjeç, thanë se ata thjeshtë panë një mundësi biznesi në një vend që është një nga destinacionet më të mira të botës nudiste.

Në atë kohë, Stephane tha se plazhet nudiste dhe vendpushimet e tjera turistike u ofruan njerëzve mundësinë vetëm për të qenë nudistë në verë dhe se restoranti i tij do ta mbante stilin e jetës gjatë gjithë vitit. /k.k/noa.al/