Është aktor shumë i njohur dhe kur shkon në lokale sigurisht që i hapen dyert. Por jo për shërbime seksuale nga djem, por për pije.
E megjithatë, aktori i njohur amerikan Kevin Spacey, sipas një denoncimi që është bërë temë e ditës së mediave në SHBA dhe kudo në botë, ka sulmuar seksualisht një djalë që punonte ndihmës kamerier.
Ngjarja, ka ndodhur në vitin 2016. Djali që sot është 20 vjeç, punonte ndihmës në barin e club-it në Nantucket.
Teksa Kevin ishte në bar, i kishte ofruar vazhdimisht pije alkoolike derisa e kishte dehur.
Më tej e kishte sulmuar seksualisht duke abuzuar me të për të shuar epshe seksuale.
Pasi e mësoi nga djali, e ëma e tij, Heather Unruh ish spikerja e një televizioni të Bostonit, WCVB-TV, e akuzoi aktorin se kishte sulmuar seksualisht të birin 18-vjeçar, pasi e kishte dehur atë në klubin plot me njerëz, ku i biri punonte si ndihmës.
Kevin, u paraqit sot në një seancë gjyqësore në shtetin Massachusetts për t’iu përgjigjur akuzave se në vitin 2016 kishte sulmuar seksualisht një adoleshent në një klub të qytetit Nantucket.
Aktori, fitues i Çmimit Oskar, nuk i pranoi akuzat.
Avokati i aktorit, Alan Jackson, është përpjekur të gjejë të çara në akuzën e paraqitur, duke thënë se adoleshenti nuk e raportoi menjëherë ngjarjen.
Nëse shpallet fajtor nga gjykata, Kevin Spacey, 59 vjeç, i njohur sidomos për rolin në serialin “House of Cards”, mund të përballet me 5 vjet burgim.
Kjo është çështja e parë penale kundër aktorit 59-vjeçar, pas akuzave të tjera për sjellje të pahijshme seksuale të ngritura ndaj tij në vitin 2017.
Më herët, më 29 tetor 2017, aktori Anthony Rapp akuzoi publikisht Kevin Spacey se kishte ngacmuar seksualisht atë, kur ishte vetëm 14 vjeç dhe Spacey ishte 26 vjeçar.