Transmetuar më 09-01-2019, 09:09

Një dënim me burgim të përjetshëm, pasi në moshën 16-vjeçare vrau një burrë i cili e përdhunoi. Përdhunimi ndaj Cyntoia Brown, ndodhi kur ishte fare e vogël.

Por një fushatë e nisur në rrjetet sociale e mbështetur nga këngëtarja Rihanna, Kim Kardashian etj., ka bërë që vajza tashmë 31 vjeçe e cila ndodhet në një burg në Tennessee, SHBA, të përfitojë faljen e dënimit nga guvernatori Bill Haslam.

Vajza do të dalë nga burgu në muajin gusht, ku do të jetë në liri me kusht.

#FreeCyntoiaBrown ishte hashtagu nëpërmjet të cilës kërkohej një dënim më i butë për vajzën, duke parë moshën e mitur të saj.

Vajza e cila ishte larguar nga shtëpia, kishte përfunduar në tregun e seksit me pagesë, ku viktima e detyronte që të prostituonte. Por për ti dhënë fund kësaj situate ajo preferoi më mirë burgun se sa të shiste trupin në rrugë, duke vrarë tutorin e saj.

Cyntoia Brown, menjëherë pas arrestimit mori përsipër përgjegjësitë e saj, por e kaluara e saj me vuajtje, nuk u mor parasysh në gjykatë.

Nëse nuk do të kishte marrë faljen e guvernatorit Haslam, ajo do mund të kërkonte lirinë vetëm në moshën 69-vjeçare, shkruan noa.al.

Lajmi për lirinë me kusht të vajzës pas 15 vitesh në burg u prit me entuziazëm nga Kim Kardashian e cila shkoi në Twitter, “Cyntoia Broën ka bërë një krim të tmerrshëm në moshën 16-vjeçare, por dënimi me burg përjetë për një të mitur është shumë i rëndë, sidomos pas hapave të saj në burg për të rindërtuar jetën e saj”.

Gjatë viteve të fundit vajza amerikane ka studiuar, duke u diplomuar dhe në të ardhmen shpreson që të punohet në një pozicion i cili iu vjen në ndihmë të rinjve. /a.y/noa.al