Transmetuar më 11-01-2019, 23:37

Një studim i kryer nga Departamenti i Ushqimit në Universitetin e Oslos, Norvegji, zbuloi se kivi mund të jetë i dobishëm për sëmundjet kardiovaskulare.

Hulumtuesit kanë dalë në përfundimin se “konsumimi i dy ose tri kivi në ditë për periudhën 28 ditore mban larg sëmundjet e zemrës.

Po ashtu, ky frut përmban një dozë të rëndë të vitaminës C, që vepron si një antioksidant i fuqishëm dhe që forcon sistemin imunitar në mënyrë që trupi juaj të mund të luftojë sëmundjet.

Në fakt, kivit përmbajnë pothuajse dy herë më shumë vitamina C në raport me portokallet e freskëta, të cilat shpesh shpalosen si një burim i lartë i vitaminës C.

Kivi gjithashtu përmban acid folik, i cili prodhon qeliza të kuqe dhe të bardha të gjakut dhe antitrupa që mbrojnë trupin nga infeksionet.

Aktivizimi i enzimave që përmban kivi përmirësojnë nivelet metabolike dhe ju ndihmojnë që të ndiheni energjikë. Po ashtu, kivi ju ndihmon që të bëni një gjumë të rehatshëm./b.l/noa.al/