Transmetuar më 13-01-2019, 10:23

Qysh prej datës 1 janar në gjithë Shqipërinë janë ndaluar me ligj lotot dhe lojërat e fatit.

Pikërisht lidhur me këtë aksion, Kryeministri Edi Rama ka publikuar një fotografi epike.

“12 ditë pa lujt skedinë, kursimet. Faleminderit Edi Rama”, shkruhet në fotografinë që shihni më poshtë.

Këtë foto Rama e shoqëron me fjalët, “E vërtetë, postohet me kërkesë të disa instamiqve”.

Mirëpo disa nga lokalet ku viheshin baste vetëm sa kanë hequr tabelat dhe vazhdojnë punën si më parë.

Këtë gjë e kanë dokumentuar edhe disa operacione policore, ku ka nisur procedimi penal ndaj pronarëve të basteve sportive dhe lojërave elektronike të fatit. /a.y/noa.al

Nuk mbyllën lojërat e fatit, 2 të proceduar në Tiranë dhe Klos