Transmetuar më 13-01-2019, 13:04

Ndërhyrja e Forcave Ajrore ka shpëtuar 15 persona të bllokuar në zonat malore të Thethit dhe Shalës, në Shkodër.

Ministria e Mbrojtjes thotë se Forca Ajrore përmes ekuipazhit të Cougar evakuoi 15 persona në fshatrat Thesh e Shalë, të izoluar nga dëbora.

Mes tyre janë edhe dy të sëmurë, problematika e të cilëve u konstatua pak minuta përpara nisjes se helikopterit nga Farka.

15 personat, përfshirë edhe disa mësues u dërguan në Shkodër.

Moti i keq ka përfshirë vendin prej disa ditësh, duke shkaktuar vështirësi në disa zona të vendit. /a.y/noa.al

Ekakuimi i 15 personave ne Theth on Vidnews.