Transmetuar më 13-01-2019, 13:22

Një nënë 23-vjeçare e çoi vajzën e saj 3 vjeçe për vizitë te mjeku. Vogëlushja kishte dhimbje barku, por për mjekun bëhej fjalë për një infeksion në rrugët urinare.

Kështu i dha disa antibiotikë, por pavarësisht trajtimit, edhe pas një jave vajza ishte keq.

Në këto kushte nëna e çoi sërish të bijën në spital për kontroll, ku u zbulua se e mitura ka një kancer në fazën e katërt.

Ngjarja e rëndë vjen nga Collumpton, të Anglisë. Duke qenë se dhimbjet vazhdonin nëna, Enya Gooding, e çoi të bijën Cayla tek një mjek tjetër për një konsultë dhe pas analizave të thelluara, erdhi diagnoza shokuese.

Vajza ishte prekur nga neuroblastoma në fazën e katërt, një kancer me pikënisje në gjëndrën mbiveshkore.

Pas diagnozës vajza u përball me tetë cikle kimioterapie në vetëm 70 ditë, si dhe me një ndërhyrje kirurgjikale, për heqjen e masës. Gjithashtu e mitura u përball edhe me radioterapi, shkruan noa.al.

Aktualisht familja ka nisur një fushatë online për mbledhje fondesh, me synim një trajtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për vogëlushen, në mënyrë që tumori të mos përsëritet më. Në fund të muajit, përfundon cikli i readioterapisë, ndërsa më tej pritet të vendoset se çfarë do të bëhet me vajzën 4-vjeçare, e cila ka kaluar një vit ekstremist të vështirë. /a.y/noa.al