Transmetuar më 15-01-2019, 08:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një atentat me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin e Vlorës, në lagjen “Pavarësia”.

Mendohet se dy persona që lëviznin me motor, hapën zjarr drejt një makine tip ‘Audi’ me targa AA 653 VC, në të cilën ndodheshin dy persona.

Për pasojë mbeti i plagosur 41-vjeçari Mikel Mehmeti.

Por teksa i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në Vlorë, për shkak të gjendjes kritike Mehmeti është transportuar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Nga hetimet e policisë dyshohet se shënjestra e atentatit ka qenë pikërisht i plagosuri, për shkak se u qëllua nga vendi i shoferit.

Mendohet se atentati ka qenë i planifikuar dhe se mjeti me të cilin udhëtonte 41-vjeçari ishte mbajtur nën vëzhgim.

Ndërkohë pak pas ngjarjes, policia gjeti duke u djegur një makinë pranë stacionit të trenit. Mjeti në fjalë mendohet se është përdorur nga atentatorët për tu larguar, pasi kanë braktisur motorin. /a.y/noa.al

Policia e Shtetit flet mbi atentatin sot në Vlorë, autorët i vunë flakën makinës

Atentati në Vlorë, gjendet një makinë e djegur larg vendit të ngjarjes

Atentati në qendër të Vlorës, një person i plagosur rëndë