Transmetuar më 15-01-2019, 12:06
Ministri Sander Lleshaj, Klement Balili

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, njoftoi arrestimin e Klement Balilit, i njohur si “Eskobari i Ballkanit”.

Ai tha se Policia e Shtetit është e gatshme dhe e aftë për të kaluar në një hap tjetër në rrugën kundër krimit të organizuar.

Ministri deklaroi se policia mori në duart e saj një prej personave më të kërkuar në Shqipëri ndërsa qytetarët dhe partnerët marrin një lajm shumë të qartë për Shqipërinë që duam.

“Procesi është rezultat i një operacioni të gjerë që kanë mundësuar që personi në fjalë të vetë dorëzohet në policinë e shtetit”, u shpreh ministri.

Lidhur me vetëdorëzimin, Lleshaj tha se “Kurrë nuk mund të ketë një dorëzim vullnetar të një personi të kriminalizuar në këtë nivel drejt stacioneve të policisë”.

Balili ishte  shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Ai është etiketuar si “Eskobari i Ballkanit”, për shkak të rolit të tij në trafikun e drogës. /a.y/noa.al

Berisha publikon mesazhin: Vetëdorëzohet Klement Balili