Transmetuar më 16-01-2019, 13:28

Instituti i Shëndetit Publik jep informacion lidhur me situatën e fruthit në vend.

Bëhet me dije se nga rastet e konfirmuara në laboratorin e këtij institucioni, pjesa më e madhe e rasteve i përkasin grupmoshës nën 2 vjeç.

ISHP i bën thirrje të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre, sipas Kalendarit Bazë të Vaksinimit, duke nënvizuar është mbrojtja më e mirë për parandaluar fruthin si dhe për të ulur komplikacionet që vijnë prej tij.

Deklarohet se për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritjen e rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, bëhet akoma më e rëndësishëm vaksinimi i fëmijëve për të parandaluar përhapjen e fruthit

Masat e ndërmarra nga ISHP për mbrojtjen nga epidemia e Fruthit:

-Izolimi në pavione të caktuara (në pediatri dhe tek të rriturit) dhe vetëizolimi për rastet ambulatore.

-Masa standarde të kontrollit të infeksionit dhe të transmetitmit ajror.

-Përdorim i maskave nga personeli dhe pacientët kur shkojnë në ekzaminime.

-Vaksinim i personelit.

-Monitorim i gjendjes mbrojtëse të personelit ndaj Fruthit.

-Vaksinim brenda 72 orëve i kontakteve.

-Vendosja e survejancës aktive në nivel kombëtar.

-Trajnime me pjesëmarrjen e mjekëve të institucioneve parashkollore dhe shkollore si dhe mjekëve të familjes.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon vaksinimin e të gjithë fëmijëve si dhe të rriturve që janë në rrezik për t’u infektuar, për të cilët kryerja e vaksinës së fruthit nuk është e kundërindikuar.

Kjo pasi fruthi mund të çojë në pneumoni, dëmtim të trurit, shurdhësi dhe vdekje. /a.y/noa.al