Transmetuar më 16-01-2019, 17:10

Priti të dashurën e tij në aeroportin e Katanias për të bërë propozimin e ‘sikletshëm’ të martesës.

Kishte organizuar gjithçka me detaje: kishte blerë unazën, studiuar fjalët e duhura dhe madje kishte bindur administruesit e faqes së Facebook-ut të ‘Fontanarossa’ të publikonin një post për mbështetje.

Gjithçka shkoi kot: në momentin që ai u gjunjëzua dhe mes syve kuriozë të njerëzve, i kërkoi  të martoheshin, ajo refuzoi dhe iku, duke e lënë të shushatur të dashurin dhe të pranishmit.

Episodin e trishtë e nxori në faqen e facebook-ut pikërisht Aeroporti i Katanias në Siçili, ku ‘lumi’ i komenteve përmbante edhe disa fyese në drejtim të ‘Romeos’ së pafat.

Siç shkruajnë disa komentatorë në postim, një rol domethënës ka patur edhe mamaja e vajzës, e cila e ka marrë vajzën dhe më pas është kthyer kundër djalit.