Në natën e ndërrimeve të viteve moderatorja Fjoralba Ponari uroi të gjithë ndjekësit e saj me një foto shumë të veçantë.
Në foto shfaqej një mashkull të cilit moderatorja ja kishte mbuluar fytyrën më një emoji zemër ku më pas të gjithë u bënë kurioz të mësonin kush është djali që që ja ka rrëmbyer zemrën moderatores.
Në emisionin e mëngjesit ‘Wake up’ moderatoja ka zbuluar se është në një marrëdhënie, por imazhin e partnerit nuk do ta bëj publik për një kohë të gjatë madje është penduar për postimin e bërë.
“Që unë jam në një marrëdhënie ky nuk është sekret. Jam prej kohësh, thjesht kam dashur që partneri im të mos jetë pjesë e mediave. Ai nuk ka zgjedhur këtë rrugë.
Ai momenti i fotos që publikova ishte një moment dobësie, sepse e kisha larg. Por më pas u pendova që e postova”, u shpreh Fjoralba.