Transmetuar më 17-01-2019, 12:28

Piceria nuk i dorëzon porosinë e saj dhe ajo lajmëron policinë. Situata që bën për të qeshur në pamje të parë vjen nga Anglia.

Një grua me emrin Clair, nënë e tre fëmijëve 5, 13 dhe 15 vjeç, lajmëroi policinë, duke akuzuar linjën e picerive “Domino’s”, se i la fëmijët e saj të vdisnin urie.

Gruaja, banore në zonën e Plymouth, bëri porosinë në piceri për 37 sterlina, por piceria nuk ia dorëzoi dot, për shkak të një defekti në furrë.

Pas porosisë së bërë online paraprakisht, gruas i kishin ngelur në llogarinë bankare vetëm 7 sterlina, me anë të së cilave duhet të ushqente fëmijët, para se të merrte rrogën e radhës.

Kështu, për rimbursimin asaj i duhet të priste dy ditë, duke bërë që të mbetej pa para.

“E morën porosinë, por pas një ore më telefonuan dhe më thanë se picat nuk do të vinin. Unë ju thashë se nuk kisha para dhe kjo do të bënte që fëmijët e mi të mbeteshin pa ushqim. Duhet të ishit aty dhe të shihni fytyrën e fëmijëve të mi të uritur”, tha gruaja në denoncimin e bërë në polici. /a.y/noa.al