Transmetuar më 17-01-2019, 13:37

Kryeministri Edi Rama do të takohet pasditen e sotme me komisionerin për zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Hahn.

Takimi do të bëhet në Tiranë, pas vizitës që do të mbajë në Kosovë, ku politikani i lartë i BE, do të vizitojë Shqipërinë.

Ka qenë ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ai që ka informuar lidhur me takimin.

“Komisioneri Johannes Hahn do të takohet më vonë sot me Kryeministrin Edi Rama,

për të vlerësuar së bashku gjendjen e përpjekjeve të vazhdueshme të reformave, të cilat duhet të ndiqen me vendosmëri në muajt e ardhshëm. BE për Shqipërinë”, shkruan Soreca. /a.y/noa.al