Transmetuar më 17-01-2019, 15:47

Hulumtimi i Universitetit Jonkoping në Suedi tregon se stresi i punës është një faktor që rrezikon paraqitjen e fibrilimin atrial dhe sëmundjeve koronare të zemrës. Fibrimi atrial mund të çojë në atak, infarkt dhe komplikime të tjera.

“Stresi i punës ka qenë i lidhur më parë me sëmundje koronare të zemrës. Stresi i punës duhet të konsiderohet një faktor rreziku i modifikueshëm për parandalimin e fibrilimit atrial dhe sëmundjeve koronare të zemrës “, tha autorja e studimit Eleonor Fransson nga Universiteti Jonkoping në Suedi.

Më tej ajo shpjegoi se “Njerëzit që ndjehen të stresuar në punë dhe kanë palpitacione ose simptoma të tjera të fibrilimit atrial duhet të shohin mjekun e tyre dhe të flasin me punëdhënësin e tyre për përmirësimine gjendjes në punë.

Pas një ndjekjeje mesatare prej 5.7 vitesh, kërkuesit zbuluan se stresi i punës ishte një faktor rreziku për fibrilimin atrial.