Transmetuar më 17-01-2019, 16:35

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Theth të Shkodrës ku protagonist është bërë një fëmijë një vjeç e gjysmë.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se vogëlushi është djegur në sobën me dru e cila përdorej për të ngrohur.

Mësohet se fëmija kishte pesë ditë që kishte rënë në sobë me dru dhe përhapja e plagëve të shkaktuara nga djegia në fytyrë ka qenë arsyeja e temperaturës së lartë në të.

Në kushte të tilla, fëmija 1 vjeç e gjysmë, me temperaturë të lartë dhe fytyrë të djegur, është transportuar me helikoper nga Thethi në Tiranë.

Momentalisht ai gjendet i shtruar në repartin e Kirurgjisë Plastike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.