Transmetuar më 17-01-2019, 18:17

Poret e zmadhuara janë një problem serioz që vjen sidomos me kalimin e moshës. Zvogëlimi i tyre bën që fytyra të duket e lëmuar dhe rinore. Poret janë zakonisht më të qarta mbi ballë, hundë, mollëza dhe mjekër.

Zhdukja ose eliminimi në minimum nuk arrihet në masën 100 për qind, megjithatë këto metoda natyrale do të të ndihmojë që ato të zvogëlohen dhe fytyra të duket më e re.

Shkaqet e zmadhimit të poreve janë gjenetike në një pjesë të mirë të rasteve, por edhe yndyra në lëkurë, papastërtitë që vijnë nga produktet kozmetike apo higjiena janë faktorë të tjerë që mund të kontribuojnë në zmadhimin e poreve. Ndiq këto truke për zvogëlimin e poreve:

Pastroje fytyrën nga grimi çdo mbrëmje- Sado e lodhur të jesh nga puna apo dita e gjatë, asnjëherë mos fli pa e pastruar fytyrën nga grimi. Edhe nëse nuk ke bërë grim gjatë ditës, fytyra në darkë duhet pastruar. Nuk është vetëm grimi, por edhe pluhuri apo papastërtitë e mjedisit ato që ndikojnë në zmadhimin e poreve dhe plakjen e lëkurës.

Laje fytyrën me sapun me përmbajtje acidi salicilik- Ky lloj acidi është shumë i mirë për të shkatërruar yndyrën që bllokon poret, por po ashtu ndihmon për të përmirësuar dhe lëmuar sipërfaqen e lëkurës. Është një produkt që gjendet në shumë lloje sapunësh për fytyrën, por më parë duhet të provosh nëse je alergjike. Në këto raste, nuk duhet përdorur.

Përdor maska natyrale- Disa lloje maskash që të mundësojnë largimin e toksinave, pastrimin e thellë, por edhe të falin shkëlqimin e lëkurës. Maska me mjaltë, lëng kastraveci, lëng domate, kuba akulli etj., janë të këshilluara të përdoren zakonisht për të pastruar poret.