Transmetuar më 17-01-2019, 18:24

Denoncimi i korrupsionit në futboll i ka kushtuar jetën një gazetari investigativ në Afrikë.

Ahmed Husein, 34-vjeçar u vra në mënyrë barabre vetëm pak kohë pasi denoncoi një gjë të tillë.

Ai ra pre e atentatorëve, të cilët rrethuan makinën e Husein dhe më pas e goditën për vdekje.

Husein ishte pjesë e ekipit të udhëhequr nga gazetari, Anas Aremeyaw, i cili pas lajmit tragjik shkroi në Twitter.

"Lajmi i keq, por nuk do të heshtim kurrë", komentoi situatën Anas.

Puna e Huseinit kishte çuar në dorëheqjen e disa drejtuesve të Federatës së Futbollit të Ganës (përfshirë presidentin) dhe pezullimin e më shumë se 50 gjyqtarëve. /k.k/noa.al/