Transmetuar më 18-01-2019, 07:58

Shumë shpesh sytë humbin shkëlqimin e tyre, duke u irrituar dhe bërë të thatë. Por ndonjëherë nuk është e nevojshme që të përfundohet në ilaçe pasi për përmirësimin e këtij problemi, është mirë që të kujdeseni nëpërmjet ushqimit, ndaj më poshtë sjellim disa këshilla për ju.

Përfshini në regjimin tuaj ushqimor acide yndyrore të shëndetshme si farat e lirit, peshk salmon ose ton.

Hani avokado, pasi është një frut shumë i pasur me yndyra të shëndetshme.

Përgatisni pjata me vajra cilësore, në mënyrë që të mos bëhen toksike kur ringrohen. Preferoni vajin e ullirit dhe të kokosit, shkruan noa.al.

Gjithashtu një ndihmë shumë e mirë kundër syve të thatë dhe irrituar është lëngu natyral i mollës dhe karotës.

Duhet të pini mesatarisht tetë gota ujë në ditë, ku dy prej tyre duhet ti pini esëll. Mbani parasysh që të shmangni sa më shumë konsumin e kripës së tepërt. /a.y/noa.al