Transmetuar më 18-01-2019, 11:57

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të jetë nën hetim edhe tre muaj të tjerë.

Është ky vendimi i marrë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi më 17 janar skadonte afati i hetimeve.

Kjo është hera e katërt që zgjatet koha e hetimeve për ish-ministrit, i cili akuzohet si i përfshirë në trafikun e drogës.

Shtyrja e afatit vjen për shkak të disa verifikimeve shtesë ndaj ish-ministrit.

Saimir Tahiri është vënë nën hetim, si i dyshuar për lidhje me grupin “Habilaj” që merrej me trafik droge drejt Italisë.

Ai akuzohet se i krijonte lehtësi grupit në aktivitetin kriminal. /a.y/noa.al