Transmetuar më 18-01-2019, 16:43

Autoritetet britanike kanë arrestuar dhe më pas dënuar një të ri shqiptar që u kap me drogë.

Ai është 18-vjeçari Endrit Vishaj që u kap me drogë e cila kishte vlerë prej 200 mijë paundësh.

I riu ishte shpërndarës droge, ndërsa policia po e ndiqte nga pas duke e gjurmuar në një park makinash në Bilstol, ku prej aty shqiptari po priste instruksione nga personi që i kishte dhënë sasinë e drogës.

Në këto momente ai u hodh nga makina tip BMË që po ngiste dhe tentoi të largohej, por autoritetet menjëherë e arrestuan.

Mediat atje shkruajnë se ai ka hyrë në Britani para dy vitesh, në mënyrë ilegale, teksa u dënua me 4.4 vite paraburgim dhe u dërgua në një institucion riedukimi në Angli. /k.k/noa.al/