Transmetuar më 19-01-2019, 08:58
Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën teksa ka qenë duke punuar në një punishte mermeri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Vidhas të Elbasanit, gjatë pasdites së kësaj të premteje.

Në punishten e mermerit të shtetasit B. S., 38 vjeç, banues në fshatin Papër, ka gjetur vdekjen aksidentalisht duke punuar L.V., rreth 42 vjeç, banues në fshatin Vidhas.

Dyshohet se punëtori ka humbur jetën, i zënë poshtë nga një pllakë mermeri.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave te ngjarjes. /a.y/noa.al