Emri i tij ishte Boo dhe ishte padyshim qeni më i famshëm, dhe më i ndjekur në botë në rrjetet sociale, me më shumë se 500 mijë ndjekës në Instagram dhe më shumë se 16 milionë fansa në Facebook. Ai ka vdekur natën në mes të premtes dhe të shtunën nga një atak në zemër ndërsa flinte.
Për të bërë shpalljen e vdekjes së qenit të ëmbël të vogël, kompania ka publikuar një album me fotot e qenit shoqëruar nga një postim i gjatë lamtumirës.
"Është trishtim i madh t’ju njoftojmë se Boo vdiq në gjumë sot në mëngjes dhe i është bashkuar shokut të ngushtë, Buddy. E dimë që Buddy e priti në anën tjetër të urës së ylbertë dhe janë gëzuar shumë kur kanë parë njëri-tjetrin!”
Buddy është qeni tjetër që u shfaq në shumë fotografi me Boo. Shoku i tij i ngushtë, Buddy, që ishte po ashtu shumë i ëmbël, vdiq në vitin 2017. Pas vdekjes së Buddy, Boo filloi të tregojë shenja të problemeve të zemrës.
Boo ishte plot 12 vjeç dhe është cilësuar si qeni më i lezetshëm në botë. Postimi i gjatë i lamtumirës përfundon me falënderimin e pronarëve të qenve dhe me shpresën për të qenë në gjendje të konkurrojnë së bashku përsëri në një vend tjetër larg tokës./b.l/noa.al/