Transmetuar më 24-01-2019, 19:31

Jeta jashtë planetit tonë mund të zbulohet brenda 20 viteve të ardhshëm. Ky paralajmërim ka ardhur nga NASA.

Të shumta janë sfidat e NASA-s, sidomos vitet e funsit, nga zbulimi i Plutonit në 1930-ën e deri më sot ku janë identifikuar mbi 3 mijë e 500 ekzoplanetë nga mijëra sisteme yjore.

Ekspertët thonë se kërkimi udhëhiqet më tepër në ato planete që kanë të njëjtat karakteristika si Toka, duke i ndihmuar shkencëtarët të eliminojnë botë të pajetueshme nga ato që mund të kenë premtime për jetën, siç është hëna e akullt Enceladus dhe Europa.

“Para se të kërkojmë për jetë, ne po përpiqemi të identifikojmë se cilët nga këto planet ka kushte klimaterike për të pasur jetë”, ka deklaruar Tony del Genio, përfaqësues i NASA-s. /k.k/noa.al/