Transmetuar më 22-04-2019, 10:46
Një person i shpallur në kërkim për armë dhe drogë, është vënë në prangat e policisë së Durrësit pasditen e kësaj të diele.
Në vijim të operacionit policor të koduar “Vazhdimësia”, nga ana e uniformave blu u bë kapja e shtetasit në kërkim J.P., 25 vjeç, banues në Pogradec.
Ndaj tij Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i armëve dhe municioneve”,
“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Ndaj të dyshuarit për veprime të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit. /a.y/noa.al