Transmetuar më 13-05-2019, 21:11
Vdes në Siri një shqiptar nga Kosova.
Lajmi për vdekjen e tij konfirmohet nga mediat vendase.
Mësohet se personi i cili ka vdekur në Siri, është identifikuar dhe quhet Rron Emini, i njohur me nofkën Muhamed Albani.
Nuk ka ende detaje në lidhje me vdekjen e tij.
Lajmin e ka konfirmuar për mediat vendase ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.
“Po kemi informacion që një kosovar, i cili ishte pjesë e grupit ‘Al-Nusra’, Rron Emini ka vdekur. Deri me tani këto informacione i kemi ne si autoritete të Kosovës”, tha Tahiri./a.k/noa.al/