Transmetuar më 15-06-2019, 13:59
Një djalë i ri shqiptar ka humbur jetën tragjikisht këtë të mërkurë, si pasojë e një aksidenti në punë në Gjermani.
Bëhet fjalë për një shqiptar të Kosovës, Liridon Shahini, 25 vjeç.
I riu nga Prishtina ishte duke punuar me eskavator, kur mjeti u përmbys, duke bërë që të gjejë vdekjen.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në ora 13:00, në varrezat e Hajvalisë.
Funerali i të riut mbahet ditën e sotme në Medvegjë të Kosovës.
Lidhur me shkaqet e aksidentit, policia gjermane vijon hetimet. /a.y/noa.al