Transmetuar më 17-06-2019, 19:02
Dy persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin shkodër-Velipojë.
Ata ndodhen në gjendje të rëndë për jetën pas dërgimit në urgjencën spitalore.
Aksidenti që shikoni në foto ndodhi rreth orës 17:45 minuta pranë fshatit Trush, ku dy makina u përplasën kokë më kokë.
Të plagosurit Jetmir Bushaj dhe Arjan Lleshi janë dërguar me shpejtësi në spital.