Transmetuar më 18-06-2019, 13:17
Skuadra e Tiranës nuk ndalet sa i përket përforcimeve për sezonin e ri futbollisti që po vjen.
Skuadra bardheblu ka bërë së fundmi përforcimin e radhës.
Klubi bardheblu ka zyrtarizuar marrëveshjen me Idriz Bathën, që vjen nga radhët e Flamurtarit.
Goditja e radhës për Tiranën, vjen pas firmave me Agustin Torassa dhe Elton Cale, dhe këta të dy pjesë e Flamurtarit më parë.
Mesfushori i cili ka luajtur edhe me Partizanin, ka firmosur kontrate 1-vjecare, me opsionin për të rinovuar edhe një vit tjetër.
“Batha, vjen si një përforcim shumë i rëndësishëm për mesfushën bardheblu. Ish-futbollisti i Flamurtarit, pasi hodhi formën në kontratë, u prezantua në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”, shkruhet në njoftimin e klubit./a.k/noa.al/