Kancelarja gjermane Anglea Merkel ka bërë të ditur se është mirë me shëndetin, pasi u pa të dridhej ndërsa po priste Presidentin e Ukrainës, Volodomir Zelenski në Berlin.
Kancelarja tha se në atë moment ishte e dehidratuar.
“Piva të paktën tre gota ujë, kështu që jam mirë,”- tha ajo gjatë konferencës me Presidentin Zelenski, kur u pyet nga gazetarët për shëndetin.
Ndërkohë, Zelenski, një komedian që u bë President, tha se do t’i kishte ardhur në ndihmë Merkel, nëse do të ishte e nevojshme.
"Ajo po qëndronte pranë meje dhe plotësisht e sigurt’, – tha ai.
Zonja Merkel është një nga politikanet më me influencë në Bashkimin Europian, dhe është përshkruar si Mbretëresha e Gjermanisë apo edhe Perandoresha e Europës.
Ajo ka njoftuar se do të largohet nga drejtimi i Gjermanisë, kur mandati i saj aktual, që është edhe i katërti të mbarojë në vitin 2021.