Transmetuar më 19-06-2019, 17:36

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka marrë sot një letër nga Presidenti i Republikës Ilir Meta ku i kërkohen të dhëna mbi nivelin e sigurisë.

Burime nga Presidenca thanë për noa.al se z.Meta i ka kërkuar informacione drejtorit të burgjeve për sistemin e sigurise në burgje.

Të njëjtat burime thanë se letra është dërguar duke vleresuar se situata në vend është tepër e tensionuar.

Në letër, z.Meta kërkon që të merren të gjitha masat për sigurinë në burgje.

Alarmi i ngritur nga z.Meta vjen pak orë pasi në disa qytete të vendit ka pasur trazira që kanë precipituar me valë arrestesh.

Dyshimet janë se siguria në burgje është e rrezikuar në kushtet kur zemërimi opozitar është rritur shumë dhe më 21 qershor pritet një tjetër demonstratë e ashpër ku mund të kërkohet sërish lirimi nga burgjet i disa dhjetëra mbështetësve të opozitës që janë arrestuar kohët e fundit. /noa.al/