Transmetuar më 16-07-2019, 23:07

Transferimi që u kthye ne telenovelë i yllit të Ajaks ka entuziazmuar tifozë të shumtë bardhezi.

Raportohet se marrëveshja u arrit për 75 milionë euro.

Asi holandez si pjesë e Juventus, madje ka thënë edhe fjalët e para:

“Jam i lumtur që jam këtu.”

Në “Caselle Airport” të Torinos dolën me qindra tifozë për të përshëndetur yllin më premtues të futbollit holandez, gjigantin e mbrojtjes që mbërriti me një avion privat nga Amsterdami, në orët e vona të mbrëmjes, për t’u ulur në Torino.

“Përshëndetje. Bardhezinj, jam Matthijs, dhe i lumtur që mbërrita këtu”,  – ishin fjalët e para të tij.

Mbrojtësi mbush 20 vjeç muajin tjetër dhe tërë karrierën e ka kaluar me Ajaks, ku e nisi fillimisht me akademinë e këtij klubi.

Ai do të kryejë nesër vizitat mjekësore dhe do të prezantohet me ekipin e Cristiano Ronaldo me shokë.

De Light konsiderohet një lider i vërtetë dhe garanci e mbrojtjes, madje ka veti edhe sulmuese, teksa shpërthen dhe shënon me kokë.

Çfarë i duhet tjetër Juventusit?/a.m/noa.al/