Transmetuar më 28-07-2019, 18:33

Orë vendimtarë për mbrojtësin e Napolit dhe të Kombëtares kuqezi.

Juventus dhe Roma synojnë blerjen e tij, ndërkohë Napoli po luan me kartat kush afron më tepër. Napoli kërkon jo më pak se 25 milionë euro për lojtarin shkodran.

Dëshira e Hysaj është që të luajë me Juventus, teksa kjo skuadër është marrë nga Fabrizio Sarri, trajneri që e mori atë të Neapoli dhe e transferoi edhe të Juve.

Por oferta më e mirë që i ka shkuar Napolit për Hysaj është ajo nga Roma.

Mediat italiane raportojnë se me çështjen “Hysaj” po merret vetë trajneri Fonseka, i cili kërkon të dijë të ardhmen e futbollistit. Trajneri portugez do ta pyesë në lidhje me dëshirën e Hysajt, nëse do apo jo për t’u transferuar në Romë dhe më pas për të nisur diskutimet.

Të njëjtën gjë, Fonseka ka bërë edhe më parë me Veretu dhe Diuara ku në të dyja rastet ka marrë përgjigje pozitive. Tashmë të dy futbollistët veshin fanellën e Romës.

Roma po përballet edhe me rivalizimin e Atletiko, por këta të fundit nuk e kanë më prioritet, ndërsa Juventus shpreson që Napoli të pranojë ofertën e tyre, për mbrojtësin kuqezi./a.m/noa.al/