Transmetuar më 20-08-2019, 12:49

Bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahu, Ariana është në pritje të fëmijës së saj të katërt.

Kështu mbrëmjen e kësaj të hëne ajo ka organizuar një festë mirëseardhje për beben, e cila njihet si “baby shower”.

Teksa shumë pak ndan nga lindja e bebes, familja Fejzullahu ka organizuar festën klasike që i paraprin lindjes së vajzës së tretë.

Ariana ka shkëlqyer e veshur me një fustan të florinjtë dhe super në formë, ku përveç barkut, nuk duket të ketë shtuar peshë.

Ajo duket mjaft elegante, teksa shihet e kombinuar me dy vajzat e saj Buna dhe Era.

Kujtojmë se Ermali dhe Ariana kanë aktualisht tre fëmijë, dy vajzat dhe djalin Arti. /a.y/noa.al